Bota

Shpërthimi i digës në Kherson/ Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë për krimet e luftës

Ajo e quajti shkatërrimin e digës Nova Kakhovka një sulm të egër ndaj infrastrukturës civile që vë në rrezik mijëra njerëz në rajonin Kherson. 

6 Qershor 2023, 19:43 Nga a.l
Shpërthimi i digës në Kherson/ Von der Leyen: Rusia duhet të
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me shpërthimin mëngjesin e sotëm të digës në Kherson e cila ka alarmuar gjithë vendin. Von der Leyen përmes një postimi në Twitter akuzoi Rusinë si përgjegjëse të sulmit, duke paralajmëroi se do të paguajë për krimet e luftës të kryera në Ukrainë. Ajo e quajti shkatërrimin e digës Nova Kakhovka një sulm të egër ndaj infrastrukturës civile që vë në rrezik mijëra njerëz në rajonin Kherson. 

Fatkeqësia ndodhi në ditën e dytë të operacioneve ofensive ukrainase që mund të shënojnë fazat e hershme të një kundërofensive masive. Kjo mund të ndikojë në çdo plan ukrainas për një sulm amfib përtej lumit. 

ursula von der leyen

Sondazh

Poll