Politike

7 bashki me vështirësi financiare, qeveria përgjigjet me rishikim për skemën e shlyerjeve (VIDEO)

Më herët mazhoranca kërkoi që për ato bashki, të cilat nuk do të kenë performancën e duhur financiare, do të merren në administrim prej qeverisë. Projekt ky që nuk është zbatuar ende.

6 Qershor 2023, 19:04 Nga m.s
7 bashki me vështirësi financiare, qeveria përgjigjet me rishikim
foto ilustruese

TIRANË- 17 bashki janë në vështirësi financiare, për shkak të borxheve që kanë ndaj bankave apo subjekteve të tjera. Për të zgjidhur ngërçin, qeveria ka vendosur të kufizojë përdorimin e buxhetit të tyre, duke kaluar një pjesë për shlyerjen e huave. Alarmit për rritjen e borxhit që kanë bashkitë, qeveria i është përgjigjur me rishikimin për skemën e shlyerjes.

Në komisionet parlamentare është paraqitur projektligji për menaxhimin e fondeve, ku edhe u paraqit situata e huave. Dhurata Çupi, deputete e PD-së: “Sepse, tashmë në dijeninë time kanë mbetur 8 miliardë, pra 8 miliardë lekë dhe vazhdojnë bashkitë në borxhe”.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave: “Detyrimet e prapambetura sot janë 5.2 miliard, 10 bashki janë me probleme financiare dhe 7 bashki më të thelluara në vështirësitë financiare”.

Do të jenë fondet e papërdorura, që do të shërbejnë për uljen e borxhit, dhe kjo me detyrim. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave: “Përdorimin e fondeve të trashëguara dhe të paangazhuara nga viti i kaluar. Propozohet se jo më pak se 30 për qind e tyre të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, dhe pagimin e nënhuave të pa paguara në kohë”.

Më herët mazhoranca kërkoi që për ato bashki, të cilat nuk do të kenë performancën e duhur financiare, do të merren në administrim prej qeverisë. Projekt ky që nuk është zbatuar ende.

Burimi i lajmit "Ora News" 

bashkite qeveria borxhi

Sondazh

Poll