Bota

OKB ngre alarmin: 1.6 milion njerëz në mbarë botën sëmuren çdo ditë nga ngrënia e ushqimeve të pasigurta

Ai paralajmëroi se ekspozimi afatshkurtër ose afatgjatë ndaj ushqimeve të tilla mund të shkaktojnë diarre dhe kancer.  Ai gjithashtu nënvizoi se qasja në ushqim të sigurt dhe ushqim të shëndetshëm është një e drejtë themelore e njeriut. 

6 Qershor 2023, 17:13 Nga a.l
OKB ngre alarmin: 1.6 milion njerëz në mbarë botën
Foto ilustruese

Një raporti i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara zbulon se çdo ditë 1.6 milionë njerëz në mbarë botën sëmuren nga ngrënia e ushqimeve të pasigurta.  Dominique Burgeon, drejtori i FAO-s në Gjenevë, tha në një konferencë shtypi të OKB-së se 40% e të prekurve nga ushqimi i pasigurt janë fëmijë.

"Ne kemi llogaritur mesatarisht 340 fëmijë nën pesë vjeç vdesin si rezultat i ngrënies së ushqimit të kontaminuar," tha Burgeon, duke shtuar se ndotja mund të vijë nga burime të ndryshme si bakteret, viruset, parazitët dhe kimikatet.

Ai paralajmëroi se ekspozimi afatshkurtër ose afatgjatë ndaj ushqimeve të tilla mund të shkaktojnë diarre dhe kancer.  Ai gjithashtu nënvizoi se qasja në ushqim të sigurt dhe ushqim të shëndetshëm është një e drejtë themelore e njeriut. 

"Kështu që kjo nuk duhet të ndodhë," tha Burgeon.

Kjo është arsyeja pse Codex Alimentarius vendos standarde dhe kjo ka të bëjë me kufijtë që janë të pranueshëm, tha ai, duke iu referuar një kodi ushqimor të OKB-së që përmban standarde të përgjithshme që mbulojnë çështje të tilla si etiketimi i ushqimit, higjiena e ushqimit, aditivët e ushqimit dhe mbetjet e pesticideve, shkruajnë mediat e huaja. 

Sistemet ushqimore, tha ai, po ndryshojnë shumë shpejt dhe ata kanë nevojë për udhëheqjen e shkencës për të ditur se cilat janë sfidat e reja. Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është gjetja e një përgjigjeje dhe zbatimi i standardit. 

raporti i okb

Sondazh

Poll