Bota

Eksperti britanik jep ALARMIN: AI do të jetë në gjendje të vrasë njerëz, jo më larg se dy vite

Matt Clifford, i cili po ndihmon kryeministrin të krijojë taskforcën e qeverisë për AI, tha se politikëbërësit duhet të jenë të përgatitur për kërcënime të tilla si sulmet kibernetike ose krijimi i armëve biologjike.

6 Qershor 2023, 16:24 Nga a.l
Eksperti britanik jep ALARMIN: AI do të jetë në gjendje të
Inteligjenca Artificiale

Këshilltari i teknologjisë i kryeministrti britanik Rishi Sunak ka paralajmëruar se sistemet e inteligjencës artificiale (AI) mund të jenë mjaftueshëm të fuqishëm për të vrarë njerëz brenda vetëm dy viteve. 

Matt Clifford, i cili po ndihmon kryeministrin të krijojë taskforcën e qeverisë për AI, tha se politikëbërësit duhet të jenë të përgatitur për kërcënime të tilla si sulmet kibernetike ose krijimi i armëve biologjike. Ai paralajmëroi për nevojën e njerëzve për të kontrolluar avancimin e kësaj teknologjie, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ju mund të keni kërcënime vërtet shumë të rrezikshme për njerëzit që mund të vrasin shumë njerëz, jo të gjithë njerëzit, thjesht nga ku do të prisnim që modelet të ishin në dy vjet", tha ai. 

Javën e kaluar, një deklaratë e përbashkët e nënshkruar nga 350 ekspertë të inteligjencës artificiale, përfshirë CEO i OpenAI, i cili zhvilloi ChatGPT, paralajmëroi se rreziku i AI që çon në “zhdukjen e njerëzimit” është i dukshëm.

inteligjenca artificiale ai matt clifford

Sondazh

Poll