Politike

'Vija e kuqe'/ A do takohet me Berishën? Bardhi: U takova me kundërshtarin tim Ramën, s'kam kompleks të ulem me partinë time

I pyetur nëse takimi me Berishën është tejkalimi i vijës së tij të kuqe, ai tha se është takuar me Ramën, duke shtuar se me të partisë së tij ulet në çdo kohë që të flasë.

5 Qershor 2023, 15:10 Nga A.B
'Vija e kuqe'/ A do takohet me Berishën? Bardhi: U takova me
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nuk e përjashtoi mundësinë që të ulet e të bisedojë me kryedemokratin Sali Berisha. I pyetur nëse takimi me Berishën është tejkalimi i vijës së tij të kuqe, ai tha se është takuar me Ramën, duke shtuar se me të partisë së tij ulet në çdo kohë që të flasë.

Pyetja: A jeni i gatshëm që të takoni ballë për ballë me Berishën? A është kjo vija e kuqe apo tejkalohet?

Bardhi: Unë jap përgjigje siç unë dua ta jap. Platforma do të jetë publike, nëse ka apo jo vija të kuqe, pyetjes tuaj i kam kthyer përgjigje më shumë se 1 herë publikisht. Nuk kam kompleks që të ulem me cilindo, kur jam ulur me kundërshtarin tim Ramën, nuk kam komplekts që të ulem me të partisë time. Na jepmi më shumë kohë për të normalizuar raportet me njëri-tjetrin./Dosja.al

gazment bardhi pd 5 qershor 2023

Sondazh

Poll