Bota

Alarm i kuq në Afganistan, helmohen 80 nxënëse në shkollat fillore në veri

Mendohet të jetë hera e parë që ndodh ky lloj sulmi që kur talebanët erdhën në pushtet në gusht 2021 dhe filluan goditjen e tyre ndaj të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave afgane.

5 Qershor 2023, 15:33 Nga a.l
Alarm i kuq në Afganistan, helmohen 80 nxënëse në shkollat
Afganistan

AFGANISTAN- Rreth 80 vajza u helmuan dhe u shtruan në spital në dy sulme të veçanta në shkollat ​​e tyre fillore në veri të Afganistanit. Një zyrtar i shkollës fillore tha se personi që orkestroi helmimin kishte një inat personal, por nuk dha detaje. Sulmet ndodhën në provincën Sar-e-Pul të shtunën dhe të dielën.

Mendohet të jetë hera e parë që ndodh ky lloj sulmi që kur talebanët erdhën në pushtet në gusht 2021 dhe filluan goditjen e tyre ndaj të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave afgane, shkruajnë mediat e huaja. 

Vajzave u ndalohet arsimimi përtej klasës së gjashtë, duke përfshirë universitetin, dhe grave u ndalohet nga shumica e vendeve të punës dhe hapësirave publike. 

afganistan

Sondazh

Poll