Bota

Sarrazin për tensionet në veri: Protestat në veri u mbështetën gjerësisht nga serbët lokalë, Kurti ta kuptojë këtë

Saracin u shpreh se "protestat paqësore u mbështetën gjerësisht nga serbët në veri të Kosovës", veçanërisht nga shoqëria civile në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe theksoi se politikanët kosovarë duhet të kuptojnë seriozisht se veprimet e tyre në veri të janë refuzuar.

5 Qershor 2023, 14:17 Nga f.i
Sarrazin për tensionet në veri: Protestat në veri u
Manuel Sarrazin

KOSOVË- Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor ka folur sërish për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Duke folur për medat gjermane Sarrazin u shpreh se çështja qendrore që mbetet e pazgjidhur është “integrimi i plotë i serbëve të veriut” në strukturat shtetërore të Kosovës. 

“Në fillim, më duhet t’ju them atë që i kam thënë drejtpërsëdrejti Kryeministrit Kurti: Të gjithë janë përgjegjës për veprime e tyre”,- tha Manuel Sarrazin, ndërsa fajsëoi edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të cilin tha se “solli mosbesim shtesë me deklarimet e tij dhe votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan Rtk.

Saracin u shpreh se "protestat paqësore u mbështetën gjerësisht nga serbët në veri të Kosovës", veçanërisht nga shoqëria civile në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe theksoi se politikanët kosovarë duhet të kuptojnë seriozisht se veprimet e tyre në veri të janë refuzuar “më shumë se sa mendojnë”.

tensionet në veri të kosovës manuel sarrazin

Sondazh

Poll