Bota

Serbët bllokojnë rrugën/ Polica e Kosovës nuk lejohet të kalojë në Zveçan, sulmohet me gurë (FOTO)

Mediat vendase raportojnë se policia e Kosovës nuk është lejuar të kalojë rrugën në Zveçan, ndërsa protestuesit kanë krijuar barriera. 

5 Qershor 2023, 14:51 Nga a.l
Serbët bllokojnë rrugën/ Polica e Kosovës nuk lejohet
Policia e Kosovës

KOSOVË- Kanë nisur incidentet e para në protestën që po mbahet sot për të tetën ditë radhazi nga serbët në tre komunat në veri të Kosovës. Mediat vendase raportojnë se policia e Kosovës nuk është lejuar të kalojë rrugën në Zveçan, ndërsa protestuesit kanë krijuar barriera dhe më pas kanë sulmuar me sende të forta. 

Serbët bllokojnë rrugën/ Polica e Kosovës nuk lejohet
policia

Afër ndërtesës së komunës në Zveçan shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake. Para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç. Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta.  

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll