5 Qershor 2023, 13:29
Nga f.i
Kurti me ambasadorin e Gjermanisë dhe Francës
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman, Matthias Conrad. Takimi është bërë i ditur zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate.
Gjatë takimit njoftohet se u diskutua rreth zhvillimeve në komunat në veri të Kosovës dhe mënyrave për qetësimin e tensioneve. Ndërkohë mësohet se pjesë e diskutimeve ishte gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj.
Njoftimi:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot në mëngjes Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në tre komunat në veri të vendit pas ditës së parë të punës së kryetarëve të rinj dhe dhuna e shkaktuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve të Kosovës dhe gazetarëve nga grupe ekstremiste serbe. U pajtuan për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës. Kryeministri i njoftoi për profesionalizmin e lartë dhe integritetin e padiskutueshëm të Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës pa asnjë gabim apo defekt.
Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen. U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin dhe zëvendësambasadorin për interesimin e vazhdueshëm të Francës dhe Gjermanisë si dhe kontributin e tyre.
tensionet në veri të kosovës
Bota
5 Qershor 2023, 13:24
k.m.
Mohamed Ali Alabbar
NEW DELHI- Policia e Delhit ka lëshuar një njoftim për Mohamed Ali Alabbar, themeluesin dhe drejtorin menaxhues t&...
Bota
5 Qershor 2023, 13:13
f.i
Igor Simiç
SERBI- Lista Serbe raportohet se ka bërë të ditur dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet ...
Bota
5 Qershor 2023, 13:05
f.i
KFOR
KOSOVË- Pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë hequr një pjesë të telave gjembor...
Bota
5 Qershor 2023, 12:58
f.i
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz është përballur me një situatë të pakëndshme teksa po mbane fja...
Bota
5 Qershor 2023, 12:48
f.i
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës e ka pamjen e lënduar të një djali të ri në shkollë, i cili mendon se ka bër&...
Bota
5 Qershor 2023, 11:56
f.i
foto ilustruese
AFGANISTAN- Rreth 80 vajza u helmuan dhe u shtruan në spital në dy sulme në shkollat fillore në veri të Afgan...
Bota
5 Qershor 2023, 11:41
k.m.
Ana Brnabiç, Aleksandër Vuçiç dhe Sanisha Mali
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dër...
Bota
5 Qershor 2023, 11:41
lira turke
TURQI- Inflacioni vjetor në Turqi ka rënë nën shifrën 40 për qind në maj, për herë të par...
Bota
5 Qershor 2023, 11:33
f.i
centrali
RUSI- Guvernatori i Oblastit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov raportoi një zjarr në një objekt energjetik në distri...
Bota
5 Qershor 2023, 11:24
f.i
Pjetër Shala
HAGË- Në Gjykatën Speciale po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së ...