Politike

Rama shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Kalabri: Kultura arbëreshe, gur i çmuar i historisë dhe traditës

Po ashtu Rama tha se në komunën e Vaccarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë.

4 Qershor 2023, 13:10 Nga I.A
Rama shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Kalabri: Kultura
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama wshtw shpallur 'Qytetar Nderi' nw komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri. I shoqëruar nga kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emiriana Sako e Benet Beci, si dhe bashkëshortja Linda Rama me djalin Zaho, Rama mori titullin. Gjatw fjalws sw tij, kryeministri u shpreh se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës shqiptare. Po ashtu Rama tha se në komunën e Vaccarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë.

“Fillimisht dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi. Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga regjimi monist dhe erdhën këtu. Jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror. Nga ana tjetër them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falenderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll