Bota

Situata e qetë/ Serbë fillojnë të mblidhen në veri, përfaqësuesit e Listës Serbe i bashkohen protestës

Afër ndërtesës së komunës në Zveçan shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake. Para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç.

5 Qershor 2023, 08:58 Nga f.i
Situata e qetë/ Serbë fillojnë të mblidhen në veri,
veriu i Kosovës

KOSOVË- Protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale në Veri. Situata deri më tani paraqitet e qetë.

Radio Evropa e Lirë raporton se afër ndërtesës së komunës në Zveçan shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake.

Para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç. Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta. Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll