Bota

Lufta në Ukrainë/ Rusia pretendon se ka zmbrapsur kundërsulmin e madh ukrainas në Donetsk

Sipas pretendimeve nga Rusia, mësohet se kanë vrarë 250 trupa ukrainas dhe kanë shkatërruar tanke dhe automjete të blinduara.

5 Qershor 2023, 08:35 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Rusia pretendon se ka zmbrapsur kundërsulmin e
foto ilustruese

UKRAINË- Rusia ka thënë se forcat e saj penguan një ofensivë të madhe ukrainase në rajonin ukrainas të Donetskut. Mediat e huaja raportojnë se sipas pretendimeve nga Rusia, mësohet se kanë vrarë 250 trupa ukrainas dhe kanë shkatërruar tanke dhe automjete të blinduara.

Sipas Moskës, ukrainasit u përpoqën të thyejnë mbrojtjen ruse në atë që Kievi e shihte si pjesën më të cenueshme të vijës së frontit: “Armiku nuk i arriti detyrat, nuk pati sukses”.

“Në mëngjesin e 4 qershorit, armiku nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në pesë sektorë të frontit në drejtimin e Donetskut Jugor”, -tha ministria ruse e mbrojtjes.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll