Politike

Paralajmërimi i Borell për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: BE s’mund të ishte më e qartë se kaq!

Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë përshëndet vendimin e BE-së, ndërsa e ka konsideruar absurd vendosjen e forcave të policisë në ndërtesat boshe

3 Qershor 2023, 16:30 Nga m.s
Paralajmërimi i Borell për tensionet mes Kosovës dhe
Edi Rama dhe Josep Borell

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas paralajmërimit të përfaqësuesit të Jashtëm të BE-së, Josep Borell se duhet të mbahen menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës, përndryshe do të merren masat nëse nuk ulen tensionet. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë përshëndet vendimin e BE-së, ndërsa e ka konsideruar absurd vendosjen e forcave të policisë në ndërtesat boshe. Nga ana tjetër, ai shprehet se vendosja e trupave të ushtrisë në kufirin e një vendi tjetër është veprim jo evropian.

"BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkaktuese dhe më pak evropiane", shkruan Rama ne Twitter. 

Përfaqësuesi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian përmes një deklarate për shtyp të publikuar në faqen e Këshillit Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masat për të ulur tensionet, dhe të punojnë për vendosjen e qetësisë në veriun e vendit, duke paralajmëruar se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët. Në deklaratën për shtyp theksohej gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat, dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

edi rama josep borell kosove

Sondazh

Poll