Aktualitet

Dha ryshfet për tendera te "Shëndetësia", Klodian Tomorri: Ka rikonstruktuar edhe Kryeministrinë, kam hall mos i ndodh gjë udhëheqësit

Klodian Tomorri me ironi shkruan se ka frikë që kompania mund të mos ta ketë bërë mirë punën e saj, e mund të rrezikojë kryeministrin Edi Rama.

4 Qershor 2023, 22:23 Nga k.m.
Dha ryshfet për tendera te "Shëndetësia", Klodian
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbuluar se Vladimir Topi, pronari i kompanisë, i arrestuar sot nga Prokuroria e Posaçme, ka rikonstruktuar edhe godinën e Kryeministrisë. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Klodian Tomorri me ironi shkruan se ka frikë që kompania mund të mos ta ketë bërë mirë punën e saj, e mund të rrezikojë kryeministrin Edi Rama.

"Ky që arrestuan sot këta ka bërë dhe supervizimin e rikonstruksionit të Kryeministrisë para një viti. Po të ketë bërë dhe atje tek Kryeministria, këtë stilin që bëri tek tenderi i Ogertës ruani udhëheqësin se do i bjerë naj copë tavani në kokë. Se nuk kemi nge të hyjmë dhe në kriza qeverisje tani,"-shkruan gazetari.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Pas prangosjes së sekretares së përgjithsme dhe specialistes, administratori i kompanisë, 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehi u arrestuan pasi kanë dhënë paratë për fitimin e tenderit.

klodian tomorri spak ne msh

Sondazh

Poll