Aktualitet

Të gjithë pro, kundra s’ka, miratohet! Çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Saimir Tahirit (PRAPASKENAT)

Matilda Fetahu, ka miratuar kërkesën e avokatëve mbrojtës, duke vendosur në 2 qershor 2023, të pezullojë ekzekutimin e dënimit në ambientet e burgut për Saimir Tahirin, në mënyrë që pjesën tjetër të dënimit ta kalojë në shtëpinë e tij.

4 Qershor 2023, 18:27 Nga k.m.
Të gjithë pro, kundra s’ka, miratohet! Çfarë ndodhi
Saimir Tahiri

ELBASAN- Togat e zeza, ishin të gjithë pro lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Asnjë nga pjesëmarrësit në këtë proces nuk ka shfaqur mendim kundër që ish-deputeti i Partisë Socialiste, të qëndronte në burg. Sipas gazetarit Elton Qyno për "OraNews", të gjithë: përfaqësuesi i prokurorisë Elbasan, Mustafa Turku, përfaqësues të Shërbimit të Provës Tiranë, juristi i burgut të Kosovës në Lushnjë, si dhe vetë gjyqtarja Matilda Fetahu, ishin dakord që Saimir Tahiri të linte ambientet e burgut të Kosovës në Lushnje.

Kështu edhe gjyqtarja e çështjes Matilda Fetahu, ka miratuar kërkesën e avokatëve mbrojtës, duke vendosur në 2 qershor 2023, të pezullojë ekzekutimin e dënimit në ambientet e burgut për Saimir Tahirin, në mënyrë që pjesën tjetër të dënimit ta kalojë në shtëpinë e tij.

"Sipas vendimit të gjykatës, Tahiri ka përdorur një epikrizë mjekësore të bashkëshortes së tij, Fatlinda Tahiri, e cila del se e ka të pamundur të kujdeset për dy fëmijët e mitur, për shkak të gjendjes shëndetësore ku ndodhet. Duke u bazuar në nenin 59/a të Kodit Penal, Tahiri ju drejtua gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për vuajtjen e dënimit të mbetur me qëndrim në shtëpi,"-shkruhet në artikull ndër të tjera.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish-ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por 20 muajt e mbetur do i "vuajë" në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur./Dosja.al

saimir tahiri lirohet saimir tahiri

Sondazh

Poll