Aktualitet

Nga vila e biznesmenit të “Dricons” në zyrën e shtetit, si lëvizën 3.3 mln lekë që çuan në prangosjen e Vladimir Topit dhe 3 personave të tjerë

Biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra.

4 Qershor 2023, 20:04 Nga k.m.
Nga vila e biznesmenit të “Dricons” në zyrën e
Joana Duro

TIRANË- Aksioni i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë ka dërguar në burg 4 persona, mes tyre edhe dy zyrtare të larta të Ministrisë së Shëndetësisë. Por edhe sot, aksioni vijon, pasi oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimiet kanë arrestuar biznesmenin Vladimir Topi dhe inxhinierin në varësisë të tij, shtetasin Silvi Shehu.

Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", hetimi i udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi, ka provuar se biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra.

Qëllimi i tenderit ka qënë për supervizimin e ndërtimeve që janë kryer në Qëndrat Shëndetësore në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, por hetuesit e SPAK kanë arritur që të provojnë se paratë kanë dalë nga vila luksoze e biznesmenit Vladimir Topi dhe përmes Laura Shtetos kanë hyrë në zyrën e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Paratë ia ka dhënë inxhinierit, po ashtu i arrestuar, Silvi Shehu, i cili më pas është takuar me Laura Shteton një sekretare e thjeshtë pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Shteto ka marë "porosinë" nga Silvi Shehu, dhe është larguar në drejtim të Ministrisë së Shëndetësië tek rruga e Kavajës.

Paratë që ka marrë ia ka dhënë sekretares së Përgjithshme.Në këtë moment kanë ndërhyrë oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët bënë të mundur gjetjen e parave prej 3.3 milion lekë të vjetra dhe arrestimin në flagrancë të sekretares së Përgjithshme, Joana Duro dhe vartëses së saj Laura Shteto.

SPAK ushtroi kontrolle dhe në banesat e tyre, por nuk gjeti sende të paligjshme. Tenderi për të cilin thotë SPAK-u është zhvilluar në 22 Maj dhe i gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë. Nga kjo llogari del se sekretarja e Përgjithshme e ministrisë mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.

joana duro spak ne msh

Sondazh

Poll