Aktualitet

ME VIDEO- Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur i shtrirë në rrugë, e ndihmojnë kalimtarët e rastit

Një person është shtrirë në rrugë pasi është përplasur nga një mjet. Ndërsa ndihma e parë i vjen nga kalimtarët e rastit. 

4 Qershor 2023, 19:03 Nga k.m.
ME VIDEO- Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur i
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Zogu i Zi. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, një person është shtrirë në rrugë pasi është përplasur nga një mjet. Ndërsa ndihma e parë i vjen nga kalimtarët e rastit. 

Për disa momente ka qëndruar i shtrirë në tokë, ndërsa më pas është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Traumës, po ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një deklaratë lidhur me ngjarjen. 

tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll