Aktualitet

Makina përplas këmbësoren në Dibër, arrestohet 70-vjeçari

Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, e aksidentuara është sjellë me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

4 Qershor 2023, 17:24 Nga k.m.
Makina përplas këmbësoren në Dibër, arrestohet
Foto ilustruese

DIBËR- Një 70-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet se duke drejtuar makinën tip Benz ka përplasur një kalimtare. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, e aksidentuara është sjellë me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. 

“Me datë 04.06.2023, qytetin e Peshkopisë, 70 vjeçari, duke drejtuar një automjet tip ‘Benz’, ka aksidentuar një këmbësore, e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shoferit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,”- thuhet në njoftimin e policisë.

tirane

Sondazh

Poll