Bota

Kryeministri i Belgjikës rrëzohet nga biçikleta, humb ndjenjat për disa minuta

Sipas mediave të huaja, ndodhi të shtunën kur De Croo, 47 vjeç, ishte afër shtëpisë së tij në rajonin e Flanders.sin ndaj tij.

4 Qershor 2023, 19:42 Nga k.m.
Kryeministri i Belgjikës rrëzohet nga biçikleta, humb ndjenjat
Alexander De Croo

BELGJIKË- Kryeministri belg Alexander De Croo ra nga biçikleta dhe humbi për pak kohë ndjenjat, teksa po bënte një xhiro me djalin e tij.

Ai u dërgua në spital, por analizat nuk zbuluan pasoja afatgjata nga rrëzimi.

Sipas mediave të huaja, ndodhi të shtunën kur De Croo, 47 vjeç, ishte afër shtëpisë së tij në rajonin e Flanders.sin ndaj tij.

“Fatmirësisht, unë isha me helmetë dhe djali im thirri urgjencën. Sporti është i mirë për shëndetin tuaj. Por ndonjëherë duhet të jeni pak të kujdesshëm,"- shtoi ai - ndërsa falënderoi edhe dashamirësit për mesazhet e tyre.

Po sipas mediave të huaja, aksidenti nuk do të ndikojë në orarin e punës së kryeministrit për javën e ardhshme.

alexander de croo

Sondazh

Poll