Bota

Mediat kroate: Vuçiç po i drejtohet popullit si Millosheviçi në vitin 2000

Krahasimet e mesazhit të Vuçiçit me një deklaratë pothuajse identike të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç para se të rrëzohej nga protestat më 5 tetor 2000 pas zgjedhjeve në të cilat ai refuzoi të pranonte humbjen.

4 Qershor 2023, 19:22 Nga k.m.
Mediat kroate: Vuçiç po i drejtohet popullit si
Slobodan Millosheviç dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i sugjeroi opozitës, një ditë pas protestave të pesta masive, ku kërkohej edhe dorëheqja e tij nga posti i kreut të shtetit, të propozojë në parlament një referendum për votëbesimin ndaj Presidentit të Republikës por i siguroi se asgjë nuk do të ndryshonte.

Vuçiç u tha gazetarëve se nëse opozita nuk ka vota të mjaftueshme, nisma do të mbështetet nga koalicioni qeverisës dhe më pas qytetarët do të vendosin në referendum. Pas protestës së së shtunës, Vuçiç ka reaguar tre herë në rrjetet sociale. Po atë mbrëmje, në një video-mesazh në Instagram, ai u bëri thirrje qytetarëve që “të bashkohen pavarësisht dallimeve”.

Mëngjesin e së dielës, në Instagram pasoi një mesazh i dytë me të njëjtën intonacion me thirrje për unitet dhe veprim të përbashkët.

“Askush nga jashtë nuk po e rrënon Serbinë për shkak të ndonjë Vuçiç, por po e rrëzon një Vuçiç për shkak të Serbisë. Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët. Ne duhet të punojmë që Serbia të jetë më e fortë, të jetë më e fortë,”- tha Vuçiç në një video-mesazh.

Krahasimet e mesazhit të Vuçiçit me një deklaratë pothuajse identike të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç para se të rrëzohej nga protestat më 5 tetor 2000 pas zgjedhjeve në të cilat ai refuzoi të pranonte humbjen.

“Ata nuk po e sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviçit, por po e sulmojnë Millosheviçin për shkak të Serbisë”, tha asokohe  Millosheviç.

Që nga fillimi i protestave masive, Vuçiç ka deklaruar vazhdimisht se qeveria nuk do të ndërrohet në rrugë, por në zgjedhje dhe ka theksuar se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe as nuk do të nënshkruajë asnjë vendim të tillë për aq kohë sa të jetë gjallë.

"Unë e dua Serbinë shumë për të lejuar diçka të tillë. Mund ta ëndërroni për katër vjet kur të mos jem më president,"- u tha Vuçiç gazetarëve të dielën pas ceremonisë për shënimin e Ditës së Ministrisë së Brendshme dhe Ditës së Policisë. 

Në prill të vitit 2022, Vuçiç fitoi një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar me më shumë se dy milionë vota në raundin e parë./Index

slobodan milloshevic aleksander vucic

Sondazh

Poll