Aktualitet

Del nga rruga në Mat një makinë me 2 turistë francëzë, bie 50 metra në greminë

Automjeti me të cilin udhëtonin turistët ka rënë në një greminë nga rreth 50 metra lartësi, e si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. 

4 Qershor 2023, 16:40 Nga k.m.
Del nga rruga në Mat një makinë me 2 turistë
Foto ilustruese

KLOS- Një automjet me të cilin udhëtonin dy turistë francezë është aksidentuar në Xibër të Klosit, në Mat. Automjeti me të cilin udhëtonin turistët ka rënë në një greminë nga rreth 50 metra lartësi, e si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. 

Mjeti me të cilin të dy po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident ne mat mat

Sondazh

Poll