Aktualitet

'Basti i fundit'/ Përdorte lokalin për lojëra fati, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë (EMRI)

Policia ka sekuestruar 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për këtë veprimtari.

4 Qershor 2023, 11:45 Nga I.A
'Basti i fundit'/ Përdorte lokalin për lojëra fati,
Basti i Fundit

BULQIZË- Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë për organizim të lojërave të fatit. Mësohet se në pranga ka rënë 20-vjeçari, Ervin Jaku, pasi kishte organizuar baste sportive në lokalin e tij. Policia ka sekuestruar 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për këtë veprimtari.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe në ambiente të tjera, në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni. Si rezultat i kësaj faze u evidentua dhe u godit një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Konkretisht, në lagjen nr. 6, Laç, në lokalin e marrë me qira nga shtetasi E. J., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për kryerjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Droje dhe për shtetasit G. K., 30 vjeç, M. J., 26 vjeç dhe Sh. J., 30 vjeç, banuesë në Thumanë, të cilët u gjetën në këtë lokal në momentin e ndërhyrjes nga policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

ervin jaku

Sondazh

Poll