Aktualitet

Protestojnë qytetarët në Vlorë: Uji nga pusi është me krimba, në fushatë na premtuan që do zgjidhej problemi

Sipas tyre uji që nxjerrin nga puset është me krimba dhe nuk e përdorin nga frika për përphapjen e ndonjë sëmundje të mundshme.

4 Qershor 2023, 12:35 Nga I.A
Protestojnë qytetarët në Vlorë: Uji nga pusi është
Qytetaret

VLORË- Shumë qytetarë në lagjen “Qeriba Derri” në Vlorë kanë dalë të protestojnë ditën e sotme për shkak të mungesës së ujit. Banorët për mediat kanë deklaruar se mungesa e ujit është përkeqësuar gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës, ndërsa shumë prej familjeve detyrohen që të blejnë ujin për të gjithë përdorimet.

Sipas tyre uji që nxjerrin nga puset është me krimba dhe nuk e përdorin nga frika për përphapjen e ndonjë sëmundje të mundshme.

“Ne kemi gati 7-8 vite që vuajmë për ujë, për të marrë votat kryetari i bashkisë më ka ardhur 3 herë në shtëpi, më ka marrë dhe numrin e telefonit, i kërkoj ujë për të larë shtëpitë dhe banjot. Ujin e pusit ne e përdorim për të larë oborrin, se është me krimba. Qëkur filloi rruga shkatërruan tubat e ujit. Dhe nuk kemi që prej 2-3 vitesh. Fjala e parë që na thanë në fushatë ishte që do të na zgjidhnin problemin e ujit. Edhe për t’u larë blejmë ujë me bidona në Pazar. Kemi rreth dy vite që nuk na vjen pikë uji, e kam mbyllur dhe kontratën, se më kishin hedhur kot faturistët, jemi pa pikën e ujit. Nuk ja dalim dot me të blerë por çfarë të bëjmë? Na dërgojnë ndonjë gjë fëmijët," thanë banorët për FaxNews.

proteste ne vlore

Sondazh

Poll