Politike

VIDEO/ Rama s'i ndal KUNJAT me Veliajn: Mos të ngel hatri, se ti i kontrollon mediat

Kjo nuk është hera e parë që Rama e bën këtë, por gjatë turit të sotëm u kujdes që duke përdorur emrin e kryebashkiakut të Kamzës Rakip Sulit, t'i hidhte ndonjë kunjë dhe Veliajt.

2 Qershor 2023, 22:06 Nga I.A
VIDEO/ Rama s'i ndal KUNJAT me Veliajn: Mos të ngel hatri, se ti
Veliaj, Suli dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot turin e tij të falenderimeve në Tiranë, për fitoren e zgjedhjeve. Por mes fjalëve të tjera, Rama nuk ka ngelur dhe pa sulmuar ndonse jo drejtpërdrejt kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn. Kjo nuk është hera e parë që Rama e bën këtë, por gjatë turit të sotëm u kujdes që duke përdorur emrin e kryebashkiakut të Kamzës Rakip Sulit, t'i hidhte ndonjë kunjë dhe Veliajt. Teksa e quajti Sulin trandafilin e fitores, Rama ironizoi Veliajn, duke i kërkuar që të mos i ngelë hatri, ndërkohë që theksoi se 'Lali Erin" e ka përkedhëlur shumë herë të tjera. Këtu Rama i kujtoi Veliajt, kontrollin që ai ka nëpër media dhe në titujt e lajmeve që botohen, për të cilët kujdeset vetë "zyra e shtypit" e Bashkisë Tiranë.

"Dhe nuk besoj që i ngelet hatri lali Erit se boll e kemi përkëdhelur lali Erin në kuptimin e mirë të fjalës se mos na del ndonjë titull kështu padashje megjithëse lali Eri i kontrollon titujt dhe s’ka problem. Po dua pa i mbetur hatri të tjerëve e në radhë të parë të them që në këtë buqetë të Tiranës, trëndafili më i bukur është trëndafili i Kamzës për faktin se ishte dhe beteja më e pamundur teorikisht," tha Rama.

Me pak fjalë, duket se edhe Rama tashmë është i vetëdijshëm për "fuqinë" e Veliajt në media. Gjë që më parë, në studiot televizive, këtë temë ka zgjedhur që ta anashkalojë./Dosja.al

edi rama erion veliaj rakip suli

Sondazh

Poll