Politike

Lirimi i Tahirit, Basha: Në SPAK i vazhdon çështja për grup të strukturuar kriminal

Gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, Basha theksoi se Tahiri u lirgua, ndërkohë që ka çështje të hapur në SPAK për grup të strukturuar kriminal.

2 Qershor 2023, 20:54 Nga I.A
Lirimi i Tahirit, Basha: Në SPAK i vazhdon çështja për
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar lirimin e ish-ministrit të brendshëm në vend Saimir Tahirit. Gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, Basha theksoi se Tahiri u lirgua, ndërkohë që ka çështje të hapur në SPAK për grup të strukturuar kriminal.

“A keni parë ndonjë politikan të shkojë në burg për këto akuza?! Edhe një që ishte dënuar për shpërdorim detyre, doli sot nga burgu. Ndërkohë që i vazhdon çështja e SPAK për grup të strukturuar kriminal, është goditje e rëndë për drejtësinë, për shpresat e rinisë, për drejtësinë”, tha Basha.

Basha po ashtu përsëriti nismën e tij për vetting të politikanëve dhe familjarëve të tyre. 

“Politikanët duhet të jenë subjekt i një kontrollit të thelluar të pasurisë që kanë, ata dhe familjarët e tyre. Të merret vesh kush është i korruptuar dhe kush është peng tek kush. Me fakte dhe jo me fjalë. Vettingu i politikanë dhe lista të hapura shkojnë krah për krah me njëra tjetrën”, tha Basha.

lulzim basha spak

Sondazh

Poll