Bota

Zgjedhjet/ Ramush Haradinaj i kënaqur me humbjen: Me VV s’ka koalicion, Kurti është mashtrues

8 Tetor 2019, 12:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Ramush Haradinaj i kënaqur me humbjen: Me VV s’ka

KOSOVË– Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për shtyp ka përjashtuar një koalicion të mundshmëm me Lëvizjen VetëVendosja.

Haradinaj është shprehur i bindur se VV i ka vjedhur votat por ka sqaruar se partia e tij nuk do të bëjë asnjë ankesë pasi rezultati për ta është i pranueshëm, sepse janë rritur me vota. 

“Vetëvendosja do të mbetet në opozitë, Albin Kurti është mashtrues. Ekziston mundësia që sovrani të zhgënjehet e të mashtrohet. Shpresoj që unë jam gabim,“-tha Haradinaj.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se do ta përkrahi Qeverinë e re, por se nuk do të bëjë kompromis me ta për temat që prekin drejtpërdrejt Kosovën. 

Zgjdhjet në Kosovë u fituan nga Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga Albin Kurti. Me një rezultat të ngushtë, e dyta parti u radhit LDK-ja e drejtuar nga Vjosa Osmani. Vendi i tretë u sigurua nga PDK-ja e Kadri Veselit, ndërsa Lista Serbe mori 10 vende në Kuvendin e ri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 ramush haradinaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll