Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ PDK kërkon rinumërim, pretendon për vjedhje: 1000 vota u kanë kaluar partive të tjera

8 Tetor 2019, 09:10 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ PDK kërkon rinumërim, pretendon

KOSOVË– Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar një kërkesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për disa kuti votimi.

Kërkesa është dorëzuar pasditen e djeshme, pasi PDK pretendon se gjatë procesit kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave, por pa dhënë asnjë detaj shtesë.

Sipas tij tashmë PZAP është duke u marrë me ankesën e PDK-së, megjithatë Desku thotë se nuk mund të konfirmojnë asgjë nëse qëndron diçka prapa pretendimeve të PDK’së për parregullsi.

Situatën e ka sqauar Betim Gjoshi përfaqësues i PDK’së në KQZ, i cili në një prononcim për Gazetën Express ka konfirmuar se kanë kërkuar rinumërim pasi sipas tyre 1000 vota të tyret i kanë kaluar subjekteve të tjera.

“Realisht nuk jemi anku për shkak të parregullsive. Por KQZ rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e kanë qenë 25 parti. Ka disa raste që votat tona janë bartë tek subjektet e tjera dhe kemi kërkuar rinumërim që votat me u kthy në vend të vetin, asgjë tjetër. Na kemi kërkua që me u rinumërua që me na u kthy rezultati,”- ka thënë Betim Gjoshi për Gazetën Express.

Ndërkohë KQZ bën me dije se procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit dhe se ka mbetur pa u hapur vetëm 2% e votave.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni pdk zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 pdk zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll