Bota

Skandali seksual që mund të shkatërrojë Boris Johnson, biznesmenja tregon se ka pasur marrëdhënie intime me kryeministrin

8 Tetor 2019, 10:45 Nga DOSJA
Skandali seksual që mund të shkatërrojë Boris Johnson,

BRITANI E MADHE- Ndërkohë që gjendja aktuale politike  në Britaninë e Madhe është teje delikate, histori për skanadale seksuale  të Boris Johnson po përhapen në me mediat britanike.

Daily mail shkruan për një histori të një skandali seksual, që nëse arrihet të  vërtetohet, kryeministri britanik është i rrënuar.

Bëhet fjalë për kohën kur Johnson drejtonte Bashkinë e Londrës, ku dyshohet se mund të ketë pasur një aferë seksuale me biznesmenen e teknologjisë, Jennifer Arcuri. Lajmi për një gjë  të  tillë kaq të rëndësishme dhe të bujshme njëkohësisht është konfirmuar nga miku i biznesmenes  Jennifer Arcuri, Milo Yiannopoulos.

Ai ka pohuar para mediave britanike, se Arcuri i kishte pohuar atij disa herë, që ka pasur marrëdhënie seksuale me kryeministrin aktual të Anglisë.

Sipas miku të ngushtë të Arcurit, ajo pretendon se ka pasur një  romancë të zjarrtë me Johnson, me të cilin sipas rrëfimit të Yiannopoulos ata takoheshin në shtëpinë e biznesmenes.

Megjithatë mbetet për t’u parë sesa e vërtetë është historia e këtij skandali deri në gjetjen e disa provave si foto dhe video, apo deklaratën e vetë biznesmenes.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota afere seksuale boris johnson britani e madhe afere seksuale boris johnson britani e madhe

Sondazh

Poll