Bota

Vanuatu, një ndër tre vendet në botë ku nuk ka asnjë grua në Parlament

8 Tetor 2019, 11:41 Nga DOSJA
Vanuatu, një ndër tre vendet në botë ku nuk ka asnjë

Çdo ditë  po shohim që  vende të ndryshme në botë po ndërgjegjësohen me rastin e grave në Parlamentin e shtetit të tyre, për të pasur dhe ato të drejtën e zgjedhjes dhe forcës për propozimet e ligjeve.

Në fakt është shumë e çuditshme sesi nuk ka asnjë grua në Parlamentin, duke bërë Vanuatun një  ndër tre vendet e vetme në botë që ka vetëm burra në Parlament .

Ka plot 52 anëtarë Parlamenti i këtij shteti, dhe të gjithë janë  vetëm  burra, duke diskriminuar  kështu forcën udhëheqëse  të gruas.

“Çështjet dhe përparësitë tona nuk janë aspak në kulmin më të lartë të vendimmarrjes në vend,” thotë Bjornum.

Çdo grua që ka kërkuar të bëhet pjesë e Parlamentit në Vanuatun është përballur me përballur me pengesa të forta të rregullave tradicional që vazhdojnë të  ruhen  edhe në ditët e  sotme.

Rregullat dhe këshillat merren dhe vendosen kryesisht nga burrat, teksa vetshpallen lider dhe thonë se ata janë të vetmit që mund të vendosin se kush mund të kandidojë për t’u antarësuar  në Parlament.

“Ka burra në të gjitha partitë. Ata gjithashtu zgjedhin kandidatët ”, thotë ish-deputetja e Parlamentit Hilda Lini.

Linda është gruaja e parë në Vanuatu që u zgjodh në parlament në 1987. Ajo ishte pjesë e parlamentit për 11 vjet me rradhë, në tre qeverisje të ndryshme.

Vanuatu ka 275.000 banorë dhe shkallë të lartë të dhunës ndaj femrave. 98 për qind e rasteve nuk arrijnë asnjëherë në gjykatë.

Ndërkohë në maj të vitit të kaluar u mblodh një grup grash që pretendonin të ndryshonin këtë vendim diskriminues ndaj tyre, ku të paktën pjesmarrja e grave në Parlament të ishte  50%, dhe ndërmorën  një peticion i cili  nuk  pati suksesin e pritur.

Burimi: pacwip.org

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota parlamenti pa asnje grua vanuatu parlamenti pa asnje grua vanuatu

Sondazh

Poll