Aktualitet

Si skenar filmi, 4 persona tentojnë të vjedhin biznesin me dhunë në Tiranë, shpallen në kërkim nga policia

Por në këto momente, shërbimi i sigurisë private ka njoftuar policinë dhe 4 autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 

4 Qershor 2023, 10:32 Nga I.A
Si skenar filmi, 4 persona tentojnë të vjedhin biznesin me dhunë
Policia

TIRANË- 4 persona kanë tentuar që të vjedhin një biznes në autostradën Tiranë-Durrës gjatë natës. Mësohet se ata kanë tentuar që me dhunë të futen brenda biznesit për prodhimin dhe shitjen e betonit. Por në këto momente, shërbimi i sigurisë private ka njoftuar policinë dhe 4 autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 04.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat (biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit). Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll