Bota

Sot ceremonia e betimit të presidentit Erdogan, Vjosa Osmani mbërrin në Turqi

Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdogan, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

3 Qershor 2023, 13:53 Nga a.l
Sot ceremonia e betimit të presidentit Erdogan, Vjosa Osmani mbërrin
Vjosa Osmani dhe Rexhep Taip Erdogan

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdogan, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

"Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdogan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve", thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Recep Tayip Erdogan fitoi zgjedhjet me balotazh, i cili u zhvillua më 28 maj. Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë si kryeministër apo president për 20 vjet, fitoi pavarësisht krizës ekonomike të vazhdueshme në vend dhe kritikave për reagimin e dobët të qeverisë së tij, ndaj një tërmeti në shkurt, që vrau më shumë se 50,000 njerëz.

 

tensione në veri të kosovës vjosa osmani

Sondazh

Poll