Aktualitet

Agjentja përfitoi 3 milionë euro përmes postës, reagon ADEx: Shërbimi ynë nuk është cënuar, kërkojmë thellim të hetimit

ADEx kërkon nga institucionet ligjzbatuese të thellojnë hetimin e tyre në provimin e çdo bashkëpunëtori në krim si dhe në rikuperimin e çdo shumë të vjedhur kompanisë.

3 Qershor 2023, 11:29 Nga A.B
Agjentja përfitoi 3 milionë euro përmes postës, reagon ADEx:
Alma Beqiri

TIRANË- Kompania e njohur postare, 'Albanian Delivery Express' ka reaguar pas arrestimit të Alma Beqirit, agjentes së shërbimeve postare të postës private. Ato theksojnë se shërbimi i tyre nuk është cënuar në asnjë moment pavarësisht dëmit të madh që kanë pësuar.

Më tej, ADEx kërkon nga institucionet ligjzbatuese të thellojnë hetimin e tyre në provimin e çdo bashkëpunëtori në krim si dhe në rikuperimin e çdo shumë të vjedhur kompanisë.

Reagim i Albanian Delivery Express shpk (ADEx)

Albanian Delivery Express shpk përshendet dhe inkurajon institucionet ligjzbatuese shqiptare në hetimin e ngjarjes së rëndë të mashtrimit të një ish punonjëse në bashkëpunim me persona të tjerë. Kompania Albanian Delivery Express shpk është aktualisht operatori postar jopublik më i madh në vend, lider ne sherbim dhe inovacion, i certifikuar nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare në partneritet me disa prej liderëve botërore në këtë fushë.

Skema kriminale e mashtrimit u zbulua prej vetë kompanisë e cila në mënyrë të menjëhershme ka kryer kallëzimet pranë Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit dhe ka vendosur në dispozicion të tyre çdo material dhe provë. Nisur nga ngjarja e rëndë, Albanian Delivery Express shpk (ADEx) u ka kërkuar institucioneve ligjzbatuese të thellojnë hetimin e tyre në provimin e çdo bashkëpunëtori në krim si dhe në rikuperimin e çdo shumë të vjedhur kompanisë.

Albanian Delivery Express shpk (ADEx) siguron të gjithë klientët se shërbimi ynë nuk është cënuar në asnjë moment pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që kreu grupi i strukturuar kriminal që përvetësoi shuma të konsiderueshme parash në harkun kohor të dy viteve.

Albanian Delivery Express shpk (ADEx) ka siguruar edhe partnerët kombëtare dhe ndërkombëtare të biznesit se shërbimi i ADEX mbetet lider në vend të konfirmuar edhe përmes certifikimeve nga institucionet nderkombetare.

Agjentja përfitoi 3 milionë euro përmes postës, reagon ADEx:

lma Beqiri, u arrestua nga policia e Korçës në kuadër të operacionit "Postmail". Ajo ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private "Adex" në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro./Dosja.al

alma beqiri adex

Sondazh

Poll