Ekonomi

Banka Botërore: Ekonomia po ngadalësohet, janë shtuar rreziqet nga PPP-të, transparencë nga qeveria

8 Tetor 2019, 10:35 Nga DOSJA
Banka Botërore: Ekonomia po ngadalësohet, janë shtuar rreziqet

Dy rreziqet në afatin e mesëm janë ngadalësimi i ekonomisë botërore, që prek eksportet vendase. Për të mbajtur nën kontroll këto dy rreziqe, banka Botërore rekomandon që Shqipëria duhet të ruajë konsolidimin fiskal dhe të rrisë efikasitetin e shpenzimeve publike.

Ilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore tha se janë shtuar rreziqet nga projektet e partneritetit publik privat (PPP). Banka Botërore po harton një raport për PPP-të, ku po analizohen kostot dhe performanca e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrumentet PPP.

Janë rritur dhe rreziqet nga ndërmarrjet shtetërore, vlerëson banka, për shkak të krijimit të detyrimeve të reja.

Një tjetër aspekt që e shqetëson Bankën janë dhe lehtësitë fiskale të zbatuara vitet e fundit. “Ne i kemi kërkuar qeverisë kostot për çdo iniciative fiskale dhe të publikojë një raport periodik për rezultatet e këtyre politikave dhe kush përfitoi”, tha Shijaku.

“Informaliteti është një nga dobësitë strukturore të ekonomisë”, tha Ilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore. Si rrjedhojë, ajo e ka vlerësuar pozivivisht nismën e fundit të qeverisë për sistemin e fiskalizimit, që synon kryerjen e faturimeve online nga bizneset. “Nëse fiskalizimi është mënyra e duhur dhe synon të rrisë kontrollin në financa, kjo është pozitive”, tha ajo.

Ekspertja e Bankës Botërore u ndal dhe në zhvillimet demografike dhe efektin e tyre në ekonomi. “Zhvillimet demografike po i ndjekim me shumë kujdes…..por ne mendojmë se ende forca e punës ka kapacitete të lira. Por sigurisht që ndikon negativisht në afatgjatë”.

Mesazhet kryesore për Shqipërinë

·         Pas rritjes së fortë ekonomike në vitin 2018, papunësia ra në nivele të ulëta historike

·         Por më shumë se gjysma e personave në moshë pune, janë akoma pa punë

·         Pavarësisht shpenzimeve më të larta publike dhe zgjeirmit të deficiteve fiskale, ritmet e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor u ngadalësuan në 2019

·         Edhe disbalancat e jashtme filluan të rriten për shkak të ngadalësimit të eksporteve të ndikuara nga rritja e tensioneve tregtare

·         Perspektiva e moderyar pozitive ekonomike për 2020-2021 është e ndikuar nga pasiguri në rritje që bëjnë thirrje për krijimin e amorizuesve fiskalë

·         Ky raport evidenton opsionet e politikave ekonomike për të forcuar financat publike dhe konkurrueshmërinë e ekonomive të rajonit.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi banka botërore për ppp financimet e ppp-ve banka botërore për ppp financimet e ppp-ve

Sondazh

Poll