Ekonomi

Tatimet paralajmërojnë aksion të ri anti-informalitet, Ibrahimaj: Kontrolle të mëdhenjve

6 Tetor 2019, 13:48 Nga DOSJA
Tatimet paralajmërojnë aksion të ri anti-informalitet, Ibrahimaj:

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve dhe ajo e Metrologjisë, kanë përfunduar procesin e kontrollit e të gjithave pikave të cilat tregtojnë karburant në Shqipëri. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se plani “Pa kupon s’ka karburant”, që është zhvilluar gjatë muajve gusht dhe shtator, ka përfunduar me vendosjen e regjimit automatik në të 1117 subjektet që tregtojnë hidrokarbure dhe gaz të lëngshëm në të gjithë Shqipërinë.

Kemi mbuluar me kontrolle të gjithë territorin e vendit, duke siguruar që pompat të jenë në regjim automatik, duke certifikuar me plumbçe, secilën prej tyre”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Delina Ibrahimajt.

Ibrahimaj tha se tashmë kontrollet do të vijojnë për të monitoruar respektimin e ligjit edhe tek subjektet që janë konsumatorë të mëdhenj të karburantit. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë kontrollin në subjektet, që janë konsumatorët më të mëdhenj të karburantit, për të garantuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre, si edhe rikontroll në subjektet e certifikuara tashmë ligjërisht në regjim manual” , shtoi ai.

Gjatë dy muajve të fundit janë zhvilluar aksione lidhur me informalitetin në vend. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe biznese të mëdha. Po ashtu biznese të mëdha janë goditur dhe në jug gjatë sezonit turisitik, por shumë nga bizneset janë rihapur sërish pas vendimit të gjykatës. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi aksion anti-informaliteti delina ibrahimaj drejtoria e përgjithshme e tatimeve pa kupon s’ka karburant aksion anti-informaliteti delina ibrahimaj drejtoria e përgjithshme e tatimeve pa kupon s’ka karburant

Sondazh

Poll