Koncesioni i hemodializës trajtoi vetëm 30% të pacientëve më 2018, fondi në gjyq për pagesat
7 Tetor 2019, 05:45Nga DOSJA
Shqipëri- Nga 1250 pacientët që u trajtuan me hemodializë vitin e kaluar, vetëm 30 për qind prej tyre morën shërbimin nga koncensionari i Partneritetit Publik-Privat (PPP) nëpërmjet kompanisë Dia-Vita.
Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në muajin dhjetor 2018, numri total i pacientëve që janë trajtuar me dializë në institucionet shëndetësore publike dhe private, është 1,250, nga të cilët 737 pacientë në spitalet private, 143 pacientë janë trajtuar në spitalet publike, dhe 370 pacientë në qendrat e dializës të konçesionarit Dia Vita.
Fondi relaton se u likuiduan të gjitha detyrimet lidhur me faturimet sipas projeksionit të parashikuar në kontratën koncensionare përkatëse me Dia-Vita, duke filluar që nga nëntori 2016 për rrethet Lezhë, Shkodër e Vlorë. Ndërkohë, u konstatuan problematika lidhur me faturimet e konçensionarit në rrethet Korçë e Elbasan, për të cilat FONDI është në proces gjyqësor.
Në vitin 2018, nga institucionet shëndetësore publike dhe private të kontraktuara nga FONDI për ofrimin e shërbimit të hemodializës, u kryen 176,911 seanca hemodialize në total, nga të cilat 18,304 seanca nga institucionet shëndetësore publike dhe 158,607 seanca nga institucionet shëndetësore private.
Shërbimi i paketës së Hemodializës vitin e kaluar është ofruar nga spitalet publike dhe private, si dhe nga 5 qendra të shoqërisë konçesionare. Çmimi i paguar për një seancë hemodialize nga fondi i programuar për këtë paketë ndaj institucioneve shëndetësore që ofrojnë këtë shërbim ishte 12,106 lekë. Sipas kontratës kompania do të investonte 8.5 milionë euro. Vlera e investimit tashmë është rikuperuar me pagesat që Dia -Vita ka marrë nga buxheti i shtetit.
Sipas të dhënave nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor Shpenzimet për shërbimet e hemodializës të kryera nëpërmjet kontratës së partneritetit publik-privat ishin 6 milionë euro ose 743 milionë lekë. Fondet e programuara për këtë kontratë koncensionare ishin 99.1% të planifikimit, ose 7 milionë lekë më pak.
Financimi u realizua nga drejtoritë Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vlorë. Gjatë vitit 2018 u likuiduan të gjitha detyrimet lidhur me faturimet sipas projeksionit të parashikuar në kontratën koncensionare përkatëse, duke filluar që nga nëntori 2016 për rrethet Lezhë, Shkodër e Vlorë.
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve dhe ajo e Metrologjisë, kanë përfunduar procesin e kontrollit e të gjithave pikave të cilat tregtojnë karburant në Shq...
J.M, 17 vjeç, pjesë e një ekipi sportiv, u nis për në Francë në fillim të këtij viti si sportist, por vendosi që të mos kthehej më. Ai u drejtua tek një ...
TIRANË- Lundrimi në internet i të miturve përbën rrezik për të rënë pre e ngacmimeve online. Në vitin 2018, kompanitë e teknologjisë në botë raportuan mbi...
SPANJË – Hetuesit spanjollë, të cilët dyshonin për vdekjen e një punonjësi në pension të një banke, pasi ai kishte disa kohë që kishte humbur kontakt...
PERU- Autoritetet e Peru-së kanë ndaluar një anije e cila kishte kapur në mënyrë ilegale rreth 12,3 milionë kuaj deti.Rreth 6 milionë prej tyre, pritej të tregt...
Shqipëri- Sipërmarrjet në Shqipëri janë në përgjithësi zotërime familjare dhe pronësia nuk shënon ndryshime të mëdha, ose kalon brenda familjes. Gjithsesi nuk k...
Qeveria shkurton me 30 milionë dollarë buxhetin e pushtetit qendror për vitin 2019.Një ditë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ, i cili po ...
HONG KONG – Carrie Lam, shefja ekzekutive e situatave emergjente në Hong Kong, tha gjatë një deklarate dhe ligjin e ri të vendosur, i cili ndalon vënien ...
KAROLINA E VERIUT – Dr E.Davis është pedagogu i lëndës së fizikës, në universitetin e Karolinës së veriut, i cili u pushua në mënyrë të menjëhershme nga p...
Që nga mesi i shtatorit, kur arriti në 121.5 lekë, monedha e përbashkët është mbiçmuar me 1.5 lekë, në tendencë të ndryshme nga bursat ndërkombëtare ku e...