Ekonomi

Horror/ 61-vjeçarja spanjolle i pret kokën partnerit, dhe më pas e zien atë!

5 Tetor 2019, 10:35 Nga DOSJA
Horror/ 61-vjeçarja spanjolle i pret kokën partnerit, dhe më

SPANJË – Hetuesit spanjollë, të cilët dyshonin për vdekjen e një punonjësi në pension të një banke, pasi ai kishte disa kohë që kishte humbur kontaktet më të tërë njerëzit, janë shokuar nga ajo çfarë kanë gjetur.

Ata arritën të gjenin kokën e tij të kalbur  në një kuti të mbështjellë me letër alumini.

Maria del Carmen Merino Gomez, 61 vjeç, u arrestua pas zbulimit të frikshëm në një apartament në qytetin Castro Urdiales në Spanjën veriore.

Policia arriti ta gjente edhe trupin e viktimës, të cilin gruaja e kishte hedhur në vendin e grumbullimit të mbeturinave.

Jesus Maria Baranda është emri i viktimës, i cili ishte dhe partneri prej shumë vitesh tashmë i vrasëses së tij.

Në kokën e gjetur, nuk kishte mbetur më asnje ind njerëzor, si pasojë e zieries së saj ne temperatura shumë të larta. Policia e ka identifikuar viktimën, me anë të dhëmbëve të gjetur.

Pasi e kishte zier, gruaja e kishte mbuluar kokën e viktimës, me letër alumini në mënyrë që të shmangte dhe të izolonte aromën e keqe që vinte nga ajo.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale 61-vjecarja zien koken e partnerit horrorr 61-vjecarja zien koken e partnerit horrorr

Sondazh

Poll