Bota

'Goditje' ndaj karteleve ekuadoriane! Kapen 160 kg kokainë në Portin e Selanikut, ngarkesa e fshehur në kontejnerë me banane

Ngarkesat janë të lidhura me 105 kg të sekuestruara në mesin e muajit të kaluar në Selanik.

3 Qershor 2023, 09:04 Nga A.B
'Goditje' ndaj karteleve ekuadoriane! Kapen 160 kg kokainë
Policia

GREQI-Një tjetër goditje ndaj karteleve të drogës ka arritur të sekuestrojë prokuroria e drogës së Selanikut në bashkëpunim me prokurorinë amerikane të drogës DEA. Policia ka sekuestruar 160.5 kilogramëve kokainë që kishte mbërritur në portin e Selanikut 10 ditë më parë e që ishte vendosur në tunele nga dy kontejnerë me banane. 

Sipas mediave greke, ngarkesat janë të lidhura me 105 kg të sekuestruara në mesin e muajit të kaluar dhe sipas informacioneve, dërgues ka pasur të njëjtën kompani nga Ekuadori dhe marrëse e njëjta kompani me qendër në Shkup .

Për rastin 105 kg u arrestuan 10 persona, mes të cilëve edhe mjeku 68-vjeçar, i përfshirë në kontrabandë karburantesh dhe cigaresh. Nëntë nga të arrestuarit janë dërguar në burg.

Tashmë sigurimi i Selanikut pritet t'i dërgojë hetuesisë të dhënat e reja për të plotësuar dosjen e ngritur tashmë për 105 kilogramët kokainë, ndërsa nga të pandehurit mund t'u kërkohet të deklarohen sërish edhe për këto sasi./Dosja.al

Burimi: CNN.GR

kokaine ne selanik

Sondazh

Poll