Bota

Lufta në Ukrainë/ Eksploziv në Kherson, 2 fëmijë të plagosur, të miturit në gjendje të rëndë

Dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç u plagosën rëndë në fshatin Zahorianivka, në Kherson Oblast, kur një objekt i panjohur shpërtheu në një kënd lojërash për fëmijë.

3 Qershor 2023, 08:17 Nga A.B
Lufta në Ukrainë/ Eksploziv në Kherson, 2 fëmijë
Qyteti

UKRAINË- Lufta në Ukrainë futet sot në ditën e 465-të. Dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç u plagosën rëndë në fshatin Zahorianivka, në Kherson Oblast, kur një objekt i panjohur shpërtheu në një kënd lojërash për fëmijë.

Oleksandr Prokudin, Shefi i Administratës Ushtarake të Rajonit Kherson, shkroi në Telegram:

“Dy fëmijë janë plagosur në Zahorianivka për shkak të shpërthimit të një objekti të panjohur. Një fëmijë 13-vjeçar ka pësuar plagë me predha në gjymtyrë. Më i vogli, një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur në bark. Tragjedia ka ndodhur në një kënd lojërash për fëmijë ku po luanin djemtë”.

Prokudin tha se fëmijët ishin dërguar në spital.

"Gjendja e tyre është mjaft e rëndë. Mjekët po ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme. Djali i madh është duke u operuar", tha Prokudin.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll