Aktualitet

Nga abuzimi i tenderit prej 2 mln eurosh te marrja në dorë e 4 mln lekëve, zbulohen detajet “bombë”, si u arrestuan dy zyrtaret e qeverisë

Sipas të dhënave të deritanishme, të dyja janë vënë në pranget e Policisë së Shtetit pasi prej kohësh ishin nën monitorimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2 Qershor 2023, 20:44 Nga k.m.
Nga abuzimi i tenderit prej 2 mln eurosh te marrja në dorë e 4 mln
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe zyrtaren e institucionit, Laureta Shetën. Sipas të dhënave të deritanishme, të dyja janë vënë në pranget e Policisë së Shtetit pasi prej kohësh ishin nën monitorimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ato akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit me 4 milionë lekë. Po ashtu, ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro, gjë që nuk është verifikuar ende nga SPAK.

spak ne msh joana duro laureta sheta

Sondazh

Poll