Aktualitet

E akuzuar për korrupsion, SPAK kërkon 4 vjet burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka

Hetimet për ish-gjyqtaren u mbyllën në dhjetor të vitit që lamë pas.

2 Qershor 2023, 19:43 Nga I.A
E akuzuar për korrupsion, SPAK kërkon 4 vjet burg për
Zamira Vyshka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e cila akuzohet për korrupsion. Nëse dënohet Vyshka pritet që të vuaj 2 vite e 6 muaj, pasi ka kërkuar gjykim të shkurtuar nga Gjykata. Hetimet për ish-gjyqtaren u mbyllën në dhjetor të vitit që lamë pas. I pandehur përfundoi edhe avokati Ilir Pashaj dhe 3 qytetarë, të cilët do të paguanin një shumë monetare për lehtësimin e dënimit të familjarit të tyre. 

Vyshka dhe Pashaj akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal. Dyshohet se persona të interesuar/familjarë të Xhuljo Musajt të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Arrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Ilir Pashai.

zamira vyshka ilir pashai

Sondazh

Poll