Aktualitet

Kaloi La Manshin për të punuar në “shtëpi bari”, arrestohet i riu shqiptar, pas burgut do dëbohet

29-vjeçari, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi Kanalin Anglez me një gomone, u dërgua në një adresë në Burslem dhe nisi nga puna.

2 Qershor 2023, 19:21 Nga k.m.
Kaloi La Manshin për të punuar në “shtëpi bari”,
Liridon Gjana

BRITANI E MADHE- Shqiptari Liridon Gjana duket se do të dëbohet pasi u kap brenda një fabrike kanabisi në Potteries, Angli. 29-vjeçari, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi Kanalin Anglez me një gomone, u dërgua në një adresë në Burslem dhe nisi nga puna.

Sipas mediave të huaja, ai nuk u lejua të largohej nga banesa, madje dhe ushqimin ia dërgonin atje. Por policia shkatërroi 'fabrikën' dhe gjeti 84 bimë kanabisi, e tani Gjana është burgosur për 12 muaj në Stoke-on-Trent Crown Court, gjë që do sjellë edhe dëbimin e tij nga vendi ishullor.

Gjykatësi Paul Glenn i tha: Historia juaj është shumë e njohur. Ju keni hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ju nuk keni të drejtë të qëndroni ose të punoni dhe kur nuk keni "fuqi" të mbaheni financiarisht, jeni gati për t'u shfrytëzuar. Unë e pranoj se roli juaj ishte një rol më i vogël, roli juaj efektivisht ishte të kujdeseni për bimët. Por ju nuk u nënshtruat dhe nuk u detyruat. Ju bëtë atë punën për të fituar para.

Pas dënimit, iu komunikuar edhe vendimi për dëbim.

liridon gjana

Sondazh

Poll