Aktualitet

I dha lirinë Saimir Tahirit, kjo është gjyqtarja që vetëm 4 ditë më parë kaloi VETTING-un

Sipas BIRN, në një prej denoncimeve janë ngritur pretendime se subjekti ka favorizuar një prej të pandehurve në një çështje duke pezulluar dënimin e tij, ndërsa për të pandehurin tjetër ka vendosur ta lërë në burg. Në denoncimin e dytë janë ngritur pretendime për vonesë në zbardhjen e vendimit.

2 Qershor 2023, 20:04 Nga k.m.
I dha lirinë Saimir Tahirit, kjo është gjyqtarja që
Matilda Fetau

TIRANË- Matilda Fetau është gjyqtarja që liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët. Por Matilda Fetau, vetëm katër ditë më parë ka kaluar Vetting-un. Ajo u përball të hënën më 29 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa në aspektin profesional u evidentuan gjetje vetëm për dy çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat ajo dha shpjegime.

Sipas BIRN, në një prej denoncimeve janë ngritur pretendime se subjekti ka favorizuar një prej të pandehurve në një çështje duke pezulluar dënimin e tij, ndërsa për të pandehurin tjetër ka vendosur ta lërë në burg. Në denoncimin e dytë janë ngritur pretendime për vonesë në zbardhjen e vendimit.

Gjyqtarja Fetau deklaroi se çështja e parë ishte lënë në fuqi nga Apeli dhe se nuk ishte rekursuar nga prokurori i Apelit. Sipas saj, pezullimi ishte kryer bazuar në provat e shqyrtuara në gjykim, ku rezultonte se i pandehuri në fjalë rezultonte prind i dy fëmijëve të mitur, ndërsa bashkëshortja ishte provuar se vuante në mënyrë kronike prej çrregullimeve psikologjike, që krijonin tendencë për vetëvrasje. Sipas subjektit, ky i pandehur kishte përgjegjësi thelbësore për t’u kujdesur për familjen dhe prandaj ishte alikuar pezullimi në rastin e tij.

Për denoncimin e dytë, subjekti sqaroi se vendimet janë arsyetuar shpejt dhe u janë komunikuar avokatëve. Megjithatë asgjë nuk e cënoi kalimin e saj për konfirmimin në detyrë.

 

matilda fetau lirimi i saimir tahirit

Sondazh

Poll