Aktualitet

Kontrolle në selinë e PS-së për lojëra fati, Policia: Nuk është ushtruar asnjë kontroll në Kavajë

Me anë të një njoftimi, thuhet se nuk është bërë asnjë kontroll në selinë e PS-së dhe detyrimisht nuk është gjetur asnjë lëndë narkotike. 

2 Qershor 2023, 18:26 Nga I.A
Kontrolle në selinë e PS-së për lojëra fati, Policia:
Policia

KAVAJË- Lajmi se policia ka bërë kontrolle në selinë e Partisë Socialiste në Kavajë për organizim të lojrave të fatit është përgënjeshtruar. Me anë të një njoftimi, thuhet se nuk është bërë asnjë kontroll në selinë e PS-së dhe detyrimisht nuk është gjetur asnjë lëndë narkotike. 

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media sipas të cilit thuhet se është ushtruar kontroll në një zyrë të një subjekti politik në Kavajë, pasi dyshohet se organizoheshin lojra fati në kundërshtim me ligjin, ju sqarojmë se: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë përgënjeshtron me forcë këtë lajm si të pavërtetë dhe kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

policia kavaje

Sondazh

Poll