Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Baton Haxhiu jep variantet: Mund të ketë shkëmbim territoresh, SHBA ka 100% ndikim

8 Tetor 2019, 05:59 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Baton Haxhiu jep variantet: Mund të ketë

Kosovë- Pas fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e Kosovës, Baton Haxhiu ka deklaruar se dialogu me Serbinë do të jetë një nga pikat më të nxehta për qeverinë e re.

Ai ka theksuar se për këtë çështje kaq të rëndësishme dy janë ofertat në tavolinë.

“Unë mendoj që e para e punës vështirë të ketë diçka tjetër në tavolinë. Dy gjëra janë në tavolinë: asosacioni dhe këmbimi i territoreve, apo shkëmbimi i territoreve si të doni ta quani. Varianti i tretë është status qo dhe largimi nga të gjitha marrëveshjet që lidhim me Europën duke përfshirë dhe liberalizimin e vizave”, tha ai në emisionin Opinion.

Sipas tij rol vendimtar në këtë dialog do të ketë SHBA. “Amerikanë kanë ndikim 100 përqind, o e bëjmë o ikin! Dhe na lënë në mëshirë të askush, flas cilindo variant”, theksoi Baton Haxhiu.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni baton haxhiu dialogu kosove-serbi baton haxhiu dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll