Bota

Premtoi 50 milionë euro investime në Kosovë/ A do e mbajë fjalën biznesmeni? Zotimi i pak ditëve më parë (VD)

8 Tetor 2019, 08:05 Nga DOSJA
Premtoi 50 milionë euro investime në Kosovë/ A do e mbajë

Kosovë- Zgjedhjet në Kosovë u fituan nga Albin Kurti, i cili mori numrin më të madh të votave. Ky i fundit pritet të jetë kryeministri i Kosovës.

Por çfarë ka deklaruar më herë Gazmend Gjonbalaj, ish-shok klase me Albin Kurtin? 

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura në SHBA, Gazmend Gjonbalaj i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve në Kosovë doli publikisht dhe bëri një premtim të madh.

Ai deklaroi se do të votonte për Vetëvendosjen dhe nëse do të fitonte, ai do të investonte 50 milionë euro në ekonomin¡ e vendit.

Tashmë nuk dihet sesa do ta mbajë këtë premtim Gazmend Gjonbalaj pasi Vetëvendosja doli fitimtare.

Fjalimi i tij.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti gazmend gjonbalaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti gazmend gjonbalaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll