Politike

Rikthimi i Bashës/ “E kanë veshur si Zelenskyy me kaki”, Berisha: Unë s’kam punë me të, e komandon Rama

Berisha ironizoi rikthimin e Bashës duke thënë se lexon ato që nxjerr zyra e shtypit të kryeministrit Rama, të cilët sipas tij e kanë marketuar duke e veshur si Zelensky.

1 Qershor 2023, 22:34 Nga I.A
Rikthimi i Bashës/ “E kanë veshur si Zelenskyy me kaki”,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në jetën politike të vendit. I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Berisha ironizoi rikthimin e Bashës duke thënë se lexon ato që nxjerr zyra e shtypit të kryeministrit Rama, të cilët sipas tij e kanë marketuar duke e veshur si Zelenskyy. Sipas tij Basha nuk ka punë me të, pasi ky i fundit komandohet dhe merr urdhra nga Edi Rama.

“Është veshur si Zelensky, atë e marketon Endri Fuga. Vajti i bleu bluzë kaki. Ai lexon ato që i jep zyra e Fugës. Atë e komandon Rama, nuk ka punë me mua ai. Dil i thotë Fuga, thuaj që jam si Zelenskyy dhe del ai. Nuk kisha parti në këto zgjedhje. Një proces ishin primaret, por nuk kisha as emrin, as partinë, as vulën, etj. Shitja e zgjedhjeve ka qenë se Edi Rama bleu mandatet dhe ai nuk luftoi. Do ketë një lëvizje të fuqishme popullore për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Kjo do ndodhë padiskutim. Demokratët do na ndjekin se janë njerëz idealistë. Në kushtet më të veçanta u mblodhën mbi 500 mijë idealistë. Ekzistojnë gjysmë milionë idealistë të gatshëm të sakrifikojnë për votën”, u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll