Sport

VIDEO/ Tmerr për arbitrin e finales së Europa League në aeroport, tifozët italianë e shtynë dhe i hedhin shishe e karrige...

Gjyqtari i finales së Ligës së Evropës, Anthony Taylor, është sulmuar nga tifozët e Romës teksa po largohej nga aeroporti i Budapestit.

2 Qershor 2023, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Tmerr për arbitrin e finales së Europa League në aeroport,

HUNGARI - Gjyqtari anglez i finales së Europa League, Anton Taylor është sulmuar nga tifozët e Romës. Arbitri i ndeshjes në nisjen e tij nga aeroporti i Budapestit për në Angli është vënë re nga tifozët e Romës të cilët kanë filluar fyjnë dhe ta shajnë.

Madje, pavarësisht forcave të policisë, ka pasur edhe disa tifozë të Romës, të cilët kanë hedhur edhe sende drejt Taylor-it, konkretisht shishe dhe karrige.

Forcat e policisë përfundimisht shoqëruan Taylor në një zonë pa kontakt me turmën e mbledhur.

Pas përfundimit të finales të së mërkurës, Jose Mourinho ishte ai që foli me fjalë të këqija për arbitrin anglez dhe madje edhe vetë trajneri portugez i sulmoi verbalisht kur u largua nga fusha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll