Kovacic largohet nga Chelsea! Kroati ka ‘rregulluar’ gjithçka me Manchester Cityn...
ANGLI - Chelsea do të rindërtojë mesfushën dhe ata janë të detyruar të shesin lojtarë këtë verë p&...
Në ndeshjen finale në “Elbasan Arena” skuadra rrogozhinase e Egnatias fitoi 1-0 ndaj bardhebluve të Tiranës dhe meritoi përherë të pare Kupën e Shqipërisë

ELBASAN - Egnatia është fituesja e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023! Braziliani Jackson, në minutën e 114-të finales së luajtur në “Elbasan Arena”, shënon golin e vetëm të ndeshjes nga pika e penalltisë dhe shkruan emrin e skuadrës rrogozhinase në historinë e futbollit shqiptar.
Tirana i bëri një mbyllje zhgënjyese sezonit. Pasi në fundjavë humbi garën për titullin kampion, si pasojë e dënimeve nga Disiplina dhe dëmtimeve të disa titullarëve, bardheblutë dështuan edhe në finalen e Kupës, duke humbur me rezultatin minimal 1-0 përballë Egnatias të etur për sukses.
Tirana ishte më kërkuese në fillim të lojës, por nuk e shfrytëzoi si duhet rastin më të mirë që iu paraqit në minutën e 13-të, me Hilën që “ledhatoi” pjesën e jashtme të shtyllës.
Bardheblutë mbetën me një lojtar më pak pa u mbushur 25 minuta lojë. Berisha ndërhyn rëndë ndaj Jacksonit dhe për Enea Jorgjin nuk ka dyshime, karton i kuq për lojtarin e Tiranës.
Pretendojnë për penallti lojtarët e Tiranës rreth 15 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, pas prekjes së topit me dorë nga Zejnullai. Jorgji pret konfirmimin nga sistemi VAR dhe vijon lojën.
Shtylla shpëton bardheblutë në minutën e 61-të. Jackson depërton nga e majta, kalon dhe Likën, por topi ndalet nga shtylla. Egnatia shënoi në minutën e 78-të me Dwamenan, por goli anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje të Kasës.
Koha e rregullt mbyllet 0-0, për të shkuar te shtesat, ku e para gjithashtu nuk solli ndonjë ndryshim. Duhet të vinte minuta e 114-të, ku Jackson të shënonte nga pika e penalltisë golin e vetëm që do t’i jepte Egnatias për herë të parë në histori Kupën e Shqipërisë.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Chelsea do të rindërtojë mesfushën dhe ata janë të detyruar të shesin lojtarë këtë verë p&...
ANGLI - Harry Maguire do të largohet nga Manchester United. Mediet britanike e bëjnë fakt të kryer mbylljen e bashkëpunimit me “D...
PARIS - Pas ilaçit magjik që shfaqi disa muaj më parë në ndeshjen e tij, Novak Djokovic tani përdor një produkt...
ITALI - Një tjetër sezon zhgënjyes për Juventusin po i vjen fundi. Ndeshjet e Zonjës së Vjetër përkonin me një...
SPANJE - Pa dyshim, ky sezon do të mbahet mend nga Gonzalo Montiel për gjithë jetën. Argjentinasi vulosi dy tituj të mëdhenj me ...
SPANJE - Vazhdon dominimi i paimagjinueshëm i futbollit spanjoll në Europë. Spanjolët festuan një tjetër sukses në ko...
HUNGARI - Jesus Navas dhe Ivan Rakitic nuk e harruan ish-bashkëlojtarin e tyre të Sevillas, Sergio Rico dhe mbajtën një fanelë me emr...
ZVICER - Personat e UEFA-s që kanë marrë përgjegjësinë për hetimin për “rastin Negreira” te B...
ANGLI - Premierliga e këtij viti ka përfunduar dhe përveç titullit që përfundoi në duart e njohura të ...
SPANJE - Ndërkohë që në Budapest të Hungarisë luhej finalja e Europa League, 300 tifozë të Sevillas&nbs...