Sport

Ylli i sulmit të Juventusit i kërkon drejtuesve largimin nga Torino

Lojtari i kombëtares serbe, Dushan Vlahović, i ka bërë të ditur drejtuesve të Juventusit se dëshiron të largohet nga Torino në fund të sezonit.

1 Qershor 2023, 16:53 Nga DOSJA
Ylli i sulmit të Juventusit i kërkon drejtuesve largimin nga Torino

ITALI - Një tjetër sezon zhgënjyes për Juventusin po i vjen fundi. Ndeshjet e Zonjës së Vjetër përkonin me një situatë të tmerrshme në klub dhe e gjithë kjo ndikoi në formën e Dushan Vlahoviçit. 

Sulmuesi serb nuk arriti të përshtatej me sistemin e Massimiliano Allegrit, për këtë arsye i ka njoftuar drejtuesit se është gati të largohet, transmeton “90min”!  

Golashënuesi serb ka luftuar me formën e tij që kur mbërriti te Juventus në janar të 2022-shit, këtë sezon ai shënoi vetëm dhjetë gola në Serie A dhe tifozët e shohin Allegrin si “fajtorin” kryesor për këtë. 

Italiani njihet si trajner i orientuar drejt mbrojtjes, prandaj Vlahoviç nuk pati mundësi të imponohej dhe të tregojë potencialin e tij të plotë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll