Bota

Pas 'luftës kundër bandave', në El Salvador shpallet 'lufta kundër korrupsionit'

Kreu i ri i shtetit u shpalli “luftë” bandave në mars të vitit 2022, duke vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.

2 Qershor 2023, 08:15 Nga A.B
Pas 'luftës kundër bandave', në El Salvador shpallet
Te burgosurit

EL SALVADOR- Presidenti i El Salvadorit, Naguib Bukele, prezantoi një ditë më parë planet për tkurrjen e numrit të bashkive në vend, uljen e numrit të deputetëve (në 60 nga 84), ndërsa njoftoi se po shpall "luftë kundër korrupsionit", duke premtuar se si do të ndërtohet një burg i ri për të strehuar kriminelët e jakës së bardhë.

“Ashtu siç luftuam kundër krerëve të bandave, me gjithë forcën e shtetit, ne po bëjmë një luftë kundër korrupsionit”, theksoi Bukele gjatë një fjalimi në 4-vjetorin e tij në detyrë.

"Ashtu siç ndërtuam një burg për terroristët, do të ndërtojmë një për të korruptuarit," shpjegoi ai.

Autoritetet tani i etiketojnë anëtarët e bandave ose "maras" si "terroristë".

Kreu i ri i shtetit u shpalli “luftë” bandave në mars të vitit 2022, duke vendosur gjendjen e jashtëzakonshme. Në 14 muaj, rreth 69,000 kriminelë të dyshuar u arrestuan pa urdhër dhe u hodhën në burgje. Rreth 5 mijë u lanë të lirë pasi u konstatua se nuk kishin lidhje me “maras”, pranojnë autoritetet.

Pavarësisht kritikave ndaj metodave të autoriteteve nga organizatat joqeveritare dhe Kisha Katolike, nëntë në dhjetë qytetarë salvadoranë e miratojnë "luftën" e pamëshirshme të presidentit kundër "Mareros". Kritikët e tij, megjithatë, tregojnë për valën e arrestimeve dhe burgimeve arbitrare, torturimin e të dyshuarve dhe vdekjen e dhjetëra njerëzve në paraburgim./Dosja.al

naguib bukele el salvador

Sondazh

Poll